
Lazio rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat, teksa mundi 2-3 Frosinonen. Vendasin ndëshkuan kundërshtarin në minutën e 13-të me Lirolan, ndërsa Zaccagni do vendoste ekuilibrat në 1-1 në minutën e 38-të.
Pjesa e dytë prodhoi spektakël dhe gola. Një krosim i Luis Albertos u shfrytëzua nga Castellanos, i cili me një goditje me kokë dërgoi topin pas shpinës së portierit. Pak më vonë, një goditje nga këndi shkaktoi rrëmujë në zonë, aty përfitoi Castellanos që e pati lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.
Ekipi i Di Francescos nuk u dorëzua dhe u rifut në lojë me golin e Cheddira-s, gjithsesi pa mundur dot t’i ndryshojë rrjedhën takimit. Marvin Cuni u aktivizua në minutën e 90-të për Frosinonen.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co