
Donald Trump prezantoi në një tubim mbesën e tij, prindërit e së cilës janë Eric dhe Lara, në një tubim në Karolinë, që është dhe emri i saj.
“Emri i saj është Karolina dhe është e bukur dhe e ëmbël dhe ajo nuk e di sa e keqe është jeta – ajo nuk e ka përjetuar ende atë”, tha Trump teksa e prezantoi mbesën.
Karolina tha “Make America Great Again”, duke përsëritur frazën e famshme të kandidatit republikan për president në SHBA. Pasi tha fjalët e saj, mbesa mori brohoritje të shumta nga publiku.
Edhe nipi i ish-presidentit amerikan, Luke tha në tubim që amerikanët duhet të votojnë gjyshin e tij, Trump. “Votoni për gjyshin”, tha Luke.
Momenti familjar erdhi pasi Trump tha se po refuzon propozimin e zëvendëspresidentes Kamala Harris për një debat tjetër presidencial vetëm disa javë para ditës së zgjedhjeve.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co