VIDEO/ Makthi i Nejmarit vazhdon, sherr me një tifoz dhe gol “fantazmë” në humbjen e Santosit

video makthi i nejmarit vazhdon sherr me nje tifoz dhe gol fantazme ne humbjen e santosit

Ishte një natë e vështirë për Nejmarin dhe Santosin, të cilët humbën 2-1 në shtëpi ndaj Internacional Porto Alegre. Humbja e lë ekipin në zonën e rënies nga kategoria dhe krijoi tension të konsiderueshëm.

Pas ndeshjes, braziliani 33-vjeçar u përfshi në një sherr me një tifoz në tribuna, pasi kishte treguar shenja nervozizmi gjatë ndeshjes.

Skena u zhvillua menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe Nejmar u drejtua drejt tribunës së poshtme për t’u përballur me tifozin. Situata u nxeh aq shumë sa portieri Zhoao Paulo ndërhyri, duke u përpjekur të qetësonte situatën dhe ta largonte ish-yllin e Barçës nga përballja.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta pas një skene tjetër ikonike, i bindur se kishte shënuar golin e barazimit, Nejmar festoi me tërbim, madje duke goditur edhe shtyllën e këndit. Por topi, i larguar nga portieri Roçet, nuk e kaloi plotësisht vijën e portës dhe VAR konfirmoi se nuk ishte gol.video makthi i nejmarit vazhdon sherr me nje tifoz dhe gol fantazme ne humbjen e santosit

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Makthi i Nejmarit vazhdon, sherr me një tifoz dhe gol “fantazmë” në humbjen e Santosit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →