VIDEO/ Lojtari i Kombëtares sakrifikon, rikthehet në fushë me injeksione. Trajneri e zëvendëson në sekondat e fundit

video lojtari i kombetares sakrifikon rikthehet ne fushe me injeksione trajneri e zevendeson ne sekondat e fundit

Mirlind Daku po sakrifikon në maksimum për Rubin Kazan. Lojtari i Kombëtares është rikthyer sot në fushë, ndërsa klubi rus po luante për javën e 23-të të kampionatit. Rubin Kazan barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën e Krilia Sovetov.



video lojtari i kombetares sakrifikon rikthehet ne fushe me injeksione trajneri e zevendeson ne sekondat e fundit

Daku është një lojtar i domosdoshëm për ekipin e tij. Mungesa e tij ka rënë në sy, për këtë ka vendosur shtrëngojë dhëmbët.

Për sulmuesin shqiptar është njoftuar që luan me injeksione. Madje për Dakun po diskutohet një ndërhyrje e mundshme, që është mbajtur peng.

Kujtojmë se me Kombëtaren shqiptare nuk u grumbullua, pikërisht për shkak të situatës që po kalon. Daku la fushën e lojës në sekondat e fundit të ndeshjes. Nuk munguan komplimentet, pasi ishte ndër të dalluarit e Rubin Kazan. Goli i barazimit në fund, erdhi pikërisht nga penalltia e fituar prej tij.

Zëvendësimi i Dakut: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →