
Liverpool bën detyrën në kampionat, teksa mundi 3-0 Bournemouth.
Mysafirët pësuan gol në minutën e 26-të, pas një dalje të pastudiuar mirë nga portieri. Pas një kontrolli fantastik të topit, Diaz u tregua i saktë, duke dërguar në festë tifozërinë e kuqe. Goli i dytë nuk do vononte shumë, sërish Diaz protagonist me gol, i asistuar nga Arnold. Në të 37-tën, Nunez realizon një gol me të vërtetë panoramë, një gjuajtje me të majtën në kufijtë e perfeksionit.
Shumë pak për të thënë për Bournemouth, në një ndeshje ku nuk krijoi dot pothuajse asgjë. Liverpool, në ndeshjen e radhës do të përballet me Wolves në transfertë. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Tottenham kaloi 3-1 Brentford.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co