VIDEO/ Lionel Mesi fiton zemrën e një fanse, zonja e moshuar i drejtohet yllit argjentinas: A do martohesh me mua?!

video lionel mesi fiton zemren e nje fanse zonja e moshuar i drejtohet yllit argjentinas a do martohesh me mua

Lionel Mesi i tha mbrëmë mirupafshim Botërorit të Klubeve, pasi u mposht me 4 gola nga ish-skuadra e tij, PSG-ja.

Pavarësisht se nuk arriti të kalonte në çerekfinale, ylli argjentinas ka fituar një fanse të madhe. Ajo është një zonjë e moshuar e cila e ka ndjekur gjatë këtyrë ndeshjeve që ka zhvilluar së fundmi.

messi fans

Mbrëmë ajo u paraqit me një pankartë me mbishkrimin: “Mosha është vetëm një numër”, ndërsa në dorë mbante edhe një trëndafil të kuq. Më pas kishte një pankartë tjetër: “Unë e dua Mesin”.

messi fans

Ndërsa “Pleshti” e përshëndeti me duar zonjën. Pak ditë më parë ajo kishte një tjetër pankartë ku i drejtohet legjendës së Barcelonës: “Mesi, do të martohesh me mua?”


View this post on Instagram

A post shared by Ross Smith (@rosssmith)

The post VIDEO/ Lionel Mesi fiton zemrën e një fanse, zonja e moshuar i drejtohet yllit argjentinas: A do martohesh me mua?! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →