VIDEO/ Lajme të mira për Silvinjon, sulmuesi i Kombëtares gëzon trajnerin brazilian para ndeshjes me Çekinë

video lajme te mira per silvinjon sulmuesi i kombetares gezon trajnerin brazilian para ndeshjes me cekine

Dy ditë e ndajnë Shqipërinë nga një ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve, siç është ajo me Çekinë. Ditën e sotme është kryer dhe seanca e radhës stërvitore ku nuk munguan lajmet e mira për Silvinjon.



ster

Ernest Muçi është stërvitur me grupin raporton Panorama Sport. Dhe pse zbriti në fushë gjatë pjesës së dytë të stërvitjes, sulmuesi i Kombëtares dha sinjale që është gati duke u stërvitur normalisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme e ndërpreu stërvitjen, për shkak të shqetësimeve që ndjeu. Për fat të mirë asgjë serioze, ndërsa do të mbetet në dorën e Silvinjos për aktivizimin.

Atmosfera në kampin kuqezi, teksa stërviteshin në “Shtëpinë e Futbollit”, ishte mjaft pozitive. Kështu përgatitjet po shkojnë drejt fundit, ndërsa ndeshja luhet më 16 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pamje nga stërvitja: (VIDEO)

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →