Laçi po përballet me Partizanin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Skuadrat u përplasën ditën e shtunë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superiores ku sfida u mbyll në barazimin 0-0.
LIVE
LAÇI 0-0 PARTIZANI
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mjaki i dëmtuar nuk ia del të vazhdojë. Laçit i duhet të mbyllë me 9 lojtarë ndeshjen.
90+2′ Karton i verdhë për Gudjufin, që shkakton faull ndaj Mjakit.
90’ Akordohen 5 minuta shtesë.
90’ Rrezikshëm Bajraktari te Laçi, që tenton t’i shënojë ish-skuadrës me një goditje nga jashtë zone. Topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)
89′ Molla kontrollon një top që mbeti rrezikshëm në zonë. (VIDEO)
85′ Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për faull.
83′ Bajrakari dhe Myrta aktivizohen te Laçi. Largohen Melo dhe Manellari.
81’ Agim Zeka provon me të majtën, por sfera përfundon larg kuadratit. (VIDEO)
80’ Aksion i Partizanit, ndërsa është Janjeva që këmbëngul në zonën kundërshtare. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)
79′ Cena merr vendin e Bibos te Laçi.
77′ Bullari ndëshkohet me karton të verdhë.
73′ Goditje këndi për Partizanin. Kroson Taipi, ndërsa askush nuk e mbërrin topin.
71′ Ishte përgatitur aktivizimi i Padstrelau, por me dëmtimin e Prekës është Domgjoni që i zë vendin.
70′ Mungojnë rastet. Laçi vazhdon të vendoset mirë dhe pse me 1 lojtar më pak.
66′ Bintsuka, Bytyçi dhe Keko largohen, ndërsa aktivizohet Vujnoviç, Janjeva dhe Gudjufi.
65′ Mando ndëshkohet me karton të verdhë për faull.
59′ Alban Hoxha i mohon golin Melos, për të dytën herë në këtë ndeshje. (VIDEO)
55′ Ka probleme për Bytyçin dhe nevojitet ndihma e stafit mjekësor.
49′ Zeka kërkon të befasojë portierin Molla pas një topi të rikuperuar. Sfera përfundon larg portës. (VIDEO)
48′ Mando provon me një goditje nga jashtë zone, por topi devijohet nga Opeh në këndore. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Taipi merr vendin e Ismailit te Partizani, ndërsa Tresa largohet për Paulo Xhunior te Laçi.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+2′ Tjetër rast për Bintsukën, ndërsa sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
44′ Goditja e Bintsukës në zonën e Laçit nuk shkon në portë. Sfida vijon në baraspeshë. (VIDEO)
42′ Traore largohet dhe aktivizohet Bullari.
41′ Partizani fiton terren në minutat e fundit të pjesës së parë.
35′ Bintsuka nuk shfrytëzon si duhet një rast në zonë. Dhe pse ishte i vetëm nuk ia del të godasë me kokë. (VIDEO)
32′ Keko shpërdoron një rast të mirë në zonën e Laçit. Topi gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
30′ Keko ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
29′ Dhe pse Laçi po luan me 1 lojtar më pak, sërish vendoset mirë dhe nuk lejon Partizanin të rrezikojë.
25′ Buxhelaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Tresës.
24′ Vazhdon sfida e luftuar nga të dyja skuadrat.
18′ Kryesori Maletaj tregon kartonin e kuq për Prodanin pas ndërhyrjes ndaj Bytyçit. Laçi mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
15′ Alban Hoxha i mohon golin Melos. Portieri i Partizanit pret goditjen e ish-shokut të skuadrës, ndërsa më parë Sembene pretendonte për faull të shkaktuar nga Traore. (VIDEO)
13′ Traore del i lirë në zonë. Goditja e tij me kokë përfundon jashtë. Topi nis nga Alban Hoxha. (VIDEO)
8′ Pretendime nga Tresa për pengim nga Sembene dhe penallti. Kryesori Maletaj vazhdon ndeshjen. (VIDEO)
4′ Melo provon nga goditja e këndit, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Molla, Kurti, Tresa, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Da Silva
Trajner: Françesko Moriero
PARTIZANI: Hoxha, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Keko, Zeka, Mando, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Sembene
Trajner: Aleksandër Veselinoviç
Gjyqtarë: Dorjan Maletaj(Tropojë), Rejdi Zajimi(Tiranë), Taulant Kasa(Vlorë), Florjan Lata(Durrës)
Var: Juxhin Xhaja(Tiranë)
Avar: Ermis Çelaj(Vlorë)
Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)
Vëzhgues: Idriz Gashi(Durrës)
PANORAMASPORT.AL