
Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një video muzikore për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur kamperi i saj e lëvizshëm mori flakë.
Hilton ishte në shesh kur shpërtheu zjarri dhe nuk u lëndua. Sipas TMZ, shtëpia e lëvizshme ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj. “Burimet thonë se në të kishte rroba firme, aksesorë, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe sende të tjera personale të cilat u shkatërruan nga zjarri, ” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur me rulotin e djegur. Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip.
SHARE:
COPY LINK
https://www.tmz.com/videos/2024-08-16-081624-paris-hilton-fire-1884150-842/
Paris Hilton shkoi në Instagram për të ndarë një foto të mjetit të djegur dhe falënderoi ata që ishin aty për ta ndihmuar dhe mbështetur.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co