Juventusi ka mposhtur Monzën brenda në shtëpi me shifrat përfundimtare 2-0, takim i vlefshëm për javën e 38-të dhe të fundit të Serisë A italiane.
2 gola në pjesën e parë do të ishin të mjaftueshme për “Zonjën e vjetër” që të merrte 3 pikët. Ai që do të zhbllokonte sfidën do të ishte Kieza në minutën e 26-të të ndeshjes. 2 minuta më pas do të ishte mbrojtësi Aleksandro, ai që do të dyfishonte rezultatin, duke shënuar kështu edhe golin e fundit si një juventin, pasi do t’i thotë lamtumirën klubit torinez brenda pak ditësh.
Me këtë rezultat, tani Juventus e mbyll sezonin në vendin e tretë, duke koleksionuar në total 71 pikë dhe kualifikuar për në Ligën e Kampioneve.
GOLI I KIEZËS 1-0 (VIDEO)
GOLI I ALEKSANDRO 2-0 (VIDEO)
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co