Një gol i mesfushorit Davide Fratesi i ka mjaftuar Italisë për të siguruar fitoren në testin e fundit miqësor që mbyll përgatitjet e saj para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024.
Ashtu siç pritej, kundërshtarët e parë në grup të Shqipërisë, kanë bërë rotacion në këtë ndeshje ndaj Bosnjë Hercegovinës, me Spaletin që ka provuar elementë të tjerë në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë.
Por Italia u shfaq më solide se në ndeshjen e disa ditëve më parë dhe krijoi raste më me vazhdimësi. Gjithsesi, takimi i vendos nga nëj gol i vetëm në fundin e pjesës së parë i shënuar nga Fratesi me një goditje spektakolare, pas asistit të Kiezës.
ITALI-BOSNJË HERCEGOVINË 1-0
38′ Fratesi
GOLI I FRATESIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ITALIA (3-4-2-1): Donaruma; Darmian, Buonxhorno, Kalafiori; Belanova, Zhorzhinjo, Faxholi, Kambiaso; Fratesi, Kieza; Skamaka.
Trajner: Spaleti
BOSNJË HERCEGOVINA (3-5-2): Piriç; Biçakçiç, Ahmedhoxhiç, Katiç; Gazibegoviç, Hajradinoviç, Sariç, Tahiroviç, Mujakiç, Demiroviç, Gigoviç.
Trajner: Milosheviç
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co