Klaudia Bavel, aktorja spanjolle e filmave pornografikë dhe tashmë një emër shumë i njohur i faqes “OnlyFans”, është kthyer në qendër të vëmendjes në Spanjë që kur u zbulua se kishte një lidhje të gjatë me ish-portierin e njohur Iker Kasijas.
Por siç ka pranuar ajo vetë në një intervistë televizive, të dy kishin një “lidhje të hapur” dhe kjo përfshinte faktin se ajo mund të shoqërohej me persona të tjerë, ashtu si Kasijas, edhe pse të dy e cilësonin veten “të lidhur”.
Në këtë periudhë, Klaudia ka qenë në kontakte dhe me emra të tjerë të njohur të futbollit dhe këtë të premte, emisioni televiziv ‘Ni que fuéramos Shhh’, ka publikuar mesazhet e saj me Hoakin Sançez.
Ish mesfushori i njohur i Betisit dhe Spanjës, po planifikonte me të një natë në një hotel në Barcelonë, sigurisht gjithçka pas shpinës së gruas së tij.