(VIDEO) Ishin në arrest shtëpie për drogë, arrestohen sërish pasi u kapën në parcelën me kanabis në Vlorë 2 të rinj, në kërkim bashkëpunëtori

video ishin ne arrest shtepie per droge arrestohen serish pasi u kapen ne parcelen me kanabis ne vlore 2 te rinj ne kerkim bashkepunetori
video ishin ne arrest shtepie per droge arrestohen serish pasi u kapen ne parcelen me kanabis ne vlore 2 te rinj ne kerkim bashkepunetori

Një aksion anti-drogë është finalizuar në Vlorë me asgjësimin e 320 bimëve të kanabisit.

Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, ishte marrë informacion lidhur me një parcelë me ullinj në Trevllazër në Vlorë, aty ku policia shkoi dhe arrestoi në flagrancë 2 shtetas, të cilët kanë qenë nën masën e sigurisë arrest shtëpie në fushën e narkotikëve.

Teksa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori, 2 të arrestuarit u gjetën duke u kujdesur për bimët narkotike brenda parcelës.

Policia thotë se ka sekuestruar edhe paisjet që shërbenin për tu kujdesur për bimët nga të paktën 3 shtetas, 2 prej tyre të arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.

Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të kultivuara në Trevllazër.

Shpallet në kërkim dhe një 30-vjeçar, bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Asgjësohen 320 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 1 makinë bujqësore traktor dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Forest”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy këta shtetas me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë thyer gjatë kohës që merreshin përsëri me kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi. Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →