Lamine Jamal është një nga talentët e zbuluar nga Barcelona si dhe një ndër më të rëndësishmit për skuadrën dhe kombëtaren e Spanjës. Inocente Diaz, ish-trajneri i tij në CF La Torreta, ku ai luajti shumë i ri para se të bashkohej me Barçën në moshën 7-vjeçare, deklaroi se Jamal është më i mirë se Mesi dhe Mbape.
“Për ne, është një kënaqësi e madhe të kemi Lamine, ishte një ditë e shumëpritur për ne Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i respektueshëm dhe formal dhe ai është gjithmonë i njëjti, ai e di se ku është dhe çfarë dëshiron. Jam krenar të shoh sesi një lojtar që kishim në La Torreta është më i miri i Barçës dhe një nga më të shquarit e ekipit kombëtar. Pas gjashtë vitesh ai do të jetë “Topi i Artë”. Ai është më i mirë se Mesi, është në formë më të mirë, ai është një përzierje fizike e Mesit dhe Kristianos. Nuk është e lehtë të bësh atë që bëri në moshën 16-vjeçare. Lamine është më i mirë se Mbape, francezi ka shumë publicitet sepse do të nënshkruajë për Madridin, por e ardhmja është me Lamine Jamal”,- tha ai për Sport pas vizitës së yllit të Barcelonës në ish-klubin e tij.
🤩 Inocente Díez, “Kubala”, coordinador de Lamine en La Torreta
“Es un día inolvidable”
“En seis años será Balón de Oro”
“Mbappé deberá luchar contra él, Lamine es mucho mejor”
📹 @DBR8 pic.twitter.com/yEa11YbncZ
— Diario SPORT (@sport) May 31, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co