Interi ndoshta është penduar që shtyu me çdo kusht largimin e Tajon Bjukenën. Anësori kanadez, u afrua si një premtim për të ardhmen e zikaltërve, por gjeti pak hapësira në Milano. Ndaj klubi fillimisht e huazoi te Vijareal, e më pas shiti kartonin e tij te klubi spanjoll.
Por Bjukenën ka treguar se sa vlen menjëherë me klubin spanjoll dhe sot ishte protagonisti kryesor i fitores ndaj Zhironës, duke shënuar tre herë në portën kundërshtare.![]()
Golat në minutën e 16, 28 dhe 64 bënë që Bjukenën të shkruante emrin e tij si autori i tregolëshit të parë në këtë sezon në La Liga, duke shtyrë Vijarealin drejt një fitoreje 5-0 dhe vendit të parë në kampionat me pikë të plota pas dy ndeshjesh.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
The post VIDEO/ Interi e largoi si të padobishëm, futbollisti shënon tre gola në ndeshjen e La Liga appeared first on Gazeta Shqiptare Online.