Inter Miami është eliminuar në fazën çerekfinale të Concacaf Champions të Amerikës. Lionel Messi me shokë u mundën 2-1 në ndeshjen e parë nga Monterrey, ndërsa meksikanët bënë gjithçka mirë edhe në aktin e kthimit, duke triumfuar 3-1.
Pavarësisht se trajneri i Inter Miami, Martino aktivizoi nga minuta e parë Messi-Suarez, ndeshja rezultoi një malore e vërtetë. Golat e Vazquez, Berterame dhe Gallardo “vulosën” kualifikimin, duke bërë që goli i Gomez në krahun tjetër të shërbente vetëm për statistikë.
Monterrey vazhdon kështu rrugëtimin, teksa në fazën tjetër do të gjejë sërish një skuadër amerikane, Colombus Creë. Inter Miamit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të provojë sezonin që vjen.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co