I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, ka përfunduar mandatin e tij një vjeçar në vendin tonë.
Me anë të një videomesazhi, Winser ka shprehur vlerësimet e tij për Shqipërinë, ndërsa thekon se ka qenë një kënaqësi e madhe për të që ka shërbyer në Ambasadën e SHBA në Tiranë.
“Ka qenë kënaqësia ime e madhe që kam shërbyer këtu në ambasadë dhe më popullin shqiptare që prej vitit të kaluar. Do ta rikujtoj gjithmonë mikpritjen e përzemërt dhe të ngrohtë që më është afruar këtu”, është shprehur Winser në mesazhin e tij përshëndetës.
Ndër të tjera, Winser ka rrëfyer kujtimet të tij më të çmuara nga Shqipëria, sfidat me të cilat u përball, si dhe këshillat për pasuesen e tij, Nancy VanHorn.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co