VIDEO/ I mungonte goli në kampionat që në gusht, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën dhe jep asist brenda 4 minutash

video i mungonte goli ne kampionat qe ne gusht sulmuesi i kombetares tund rrjeten dhe jep asist brenda 4 minutash
video i mungonte goli ne kampionat qe ne gusht sulmuesi i kombetares tund rrjeten dhe jep asist brenda 4 minutash

Arbër Hoxha është kthyer përsëri të shënojë në kampionatin kroat me fanellën e Dinamo Zagreb, ku këtë sezon nuk ka luajtur një rol kryesor ashtu siç shpresonte anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare të futbollit.



Në ndeshjen e luajtur sot ndaj Sibenik, Hoxha e nisi takimin nga stoli, për të hyrë në fushë në minutën e 60. Por atij iu deshën më pak se 15 minuta për të lënë shenjë në këtë sfidë, pasi në mintutën e 74-t, gjeti rrjetën me një goditje me të djathtën, duke dyfishuar shifrat për ekipin e DInamos.

SHIH VIDEON

Vetëm 4 minuta më vonë, ishte asisti i tij që solli golin e shifrave 3-0 të realizuar nga Baturina.

SHIH VIDEON

Hoxha nuk shënonte në kampionatin kroat që nga muaji gusht, kur ai tundi rrjetën për dy ndeshje radhazi me fanellën e Dinamos së Zagrebit.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →