
Ermal Krasniqi ishte protagonist në fitoren e sotme të Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 60, por nuk iu nevojit një kohë e gjatë për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesëve.
Vetëm 4 minuta pasi shkeli barin e gjelbër arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Goli i tij hipotekoi në një farë mënyre fitoren e Spartës, teksa dyfishoi shifrat e takimit. Më pas ishte Vitiku ai që në minutën e 69 vulosi shifrat përfundimtare në 3-0 kundër Hradec Kraloves./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news