
Aura e Ronaldos nuk e ka më të njëjtën fuqi te arbitrat. Tashmë, sjellja e tij nuk kalon pa u ndëshkuar nga gjyqtarët. Në minutat shtesë të pjesës së parë kundër Polonisë, ylli portugez ka humbur një rast pak metra përpara portës. Topi i gjuajtur prej tij shkoi sipër traut të portës, ndërsa vetë 39-vjeçari u rrëzua së bashku me mbrojtësin kundërshtar.
Ronaldo kërkoi menjërherë 11 metërsh, por arbitri nuk ishte në të njëjtin mendim me të. Futbollisti luzitan nisi të shfrynte nervat e tij me britma dhe ankesa, çka bëri që gjyqtari kryesor i takimit të mos e mendonte dy herë për t’i treguar kartonin e verdhë. Asnjë tolerim për njërin prej lojtarëve më të mirë që ka njohur bota e futbollit./Sport Ekspres/
NATIONS LEAGUE
Portugal ?? vs Poland ??
CR7 with yellow card ? ?#ronaldo #PORPL #nationsleague pic.twitter.com/zOL8A1HEcB— Samanta (@Samanta24339191) November 15, 2024
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news