Nazmi Gripshi është kthyer shumë shpejt në një protagonist absolut në radhët e skuadrës së Astanës, ku u transferua vetëm pak javë më parë.
Mesfushori ofensiv shqiptar, ka lënë shenjë sot në ndeshjen e Ligës së Konferencës, ku skuadra kazake barazoi me rezultatin 1-1 përballë Milsamit të Moldavisë në transfertë.
Një goditje spektakolare me “gërshërë” e Gripshit ishte ajo që i dha Astanës avantazhin në pjesën e dytë të takimit, duke treguar aftësitë e futbollisti shqiptar para portës.
SHIH VIDEON
Por për fat të keq, ky gol nuk ia doli të sillte një fitore, pasi vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit të duelit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co