
Milani është duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Bolonjës në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë të lojës, por vendasit barazuan vetëm pak pas nisjes së pjesës së dytë.
Goli i Kastros në minutën e 48 të takimit ka ngritur dyshime të mëdha. Pamjet tregojnë se përpara se topi të shkonte te Kastro, më parë preku dorën e shokut të tij të skuadrës. Por VAR-i e konsideroi golin të rregullt, pavarësisht se asisit erdhi nga dora e lojtarit të Bolonjës./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news