VIDEO/ Gola, kartonë të kuq dhe dëmtim i rëndë! PSG eliminon Bajernin me 9 lojtarë, francezët kapin gjysmëfinalen e Botërorit për klube

video gola kartone te kuq dhe demtim i rende psg eliminon bajernin me 9 lojtare francezet kapin gjysmefinalen e boterorit per klube

PSG ka eliminuar Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0 me golat e Doue dhe Dembele në pjesën e dytë.

Siç edhe pritej, kjo çerekfinale dhuroi spektakël të vërtetë. Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste të humbura, ndërsa episodi i dëmtimit të rëndë të Musialës mori gjithë vëmendjen.

Ylli i Bajernit la fushën e lojës me barelë, pasi u përplas me Donarumën. Në pjesën e dytë, PSG ia doli të zhbllokojë ndeshjen me Doue.

Ndeshja u bë dramatike pasi Pacho dhe Hernandez u larguan me karton të kuq nga PSG. Kur pritej goli i barazimit të Bajernit, ishte PSG që shënoi të dytin me Dembele.

Antoni Tejlor akordoi penallti në favor të Bajernit në fund, por VAR e thirri gjyqtarin anglez për rishikim. Tejlor vendosi të ndryshonte vendimin, ndërsa kjo ndeshje pati polemika të shumta.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PSG 2-0 BAJERN MYNIH

78′ Doue, 90+7 Dembele

Goli i anuluar i Olise: (VIDEO)

Dëmtimi i Musialës: (VIDEO)

Rasti i humbur nga Dembele me portën bosh: (VIDEO)

Goli i Doue: (VIDEO)

Karton i kuq për Pacho: (VIDEO)

Goli i anuluar i Kejn: (VIDEO)

Karton i kuq për Pacho: (VIDEO)

Goli i Dembele: (VIDEO)

Penalltia e anuluar pas rishikimit me VAR: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

PSG – BAJERN MYNIH

Screenshot 2025-07-05 164306

The post VIDEO/ Gola, kartonë të kuq dhe dëmtim i rëndë! PSG eliminon Bajernin me 9 lojtarë, francezët kapin gjysmëfinalen e Botërorit për klube appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →