Milani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve pasi është eliminuar me barazimin 1-1 në shtëpi përballë Fejenordit. Holandezët kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe u ka mjaftuar barazimi i sotëm në “San Siro” për të vazhduar më tej.
Milani në fakt e nisi ndeshjen siç dëshironte, pasi kaloi në avantazh që në sekondat e parë me anë të Santiago Himenez. Më pas, kuqezinjtë shpërdoruan disa mundësi të mira për të dyfishuar shifrat, duke kontrolluar ndeshjen,.
Por në pjesën e dytë Teo Hernandez bëri gabimin e madh duke u ndëshkuar me të verdhin e dytë për simulim dhe la ekipin e tij me 10 futbollistë. Kjo i dha qetësinë Fejenordit që pa më shpesh drejt sulmit dhe në fund gjeti golin e barazimit me Karranza.
Me këto shifra dhe në epërsi numerike, holandezët e kishin të lehtë të kontrollonin minutat e mbetura deri në vërshëllimën përfundimtare, që dekretoi kalimin e turit për ta dhe katastrofën e Milanit në fushën e vet.
MILAN-FEJENORD 1-1
1′ S. Himenez / 73′ Karranza
NGJARJET KRYESORE
90’+7’’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1 që dekreton kalimin e Fejenord në turin tjetër.
88’ Në një kundërsulm të shpejtë, Paiksao sheh Menja jashtë portës por gjuajtja nga gjysmëfusha nuk gjen portën. (VIDEO)
86’ Zhoao Feliks tenton të pasojë të Abraham në qendër por gabon duke çuar sferën në duart e portierit. (VIDEO)
78’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Çau i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e portierit në pozicion. (VIDEO)
73’ GOOOL FEJENORDI! Harkim perfekt i Bueno nga e majta, Karranza me kokë nuk gabon dhe mposht Menja. (VIDEO)
69’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Milambo i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën e Menja. (VIDEO)
65’ Milambo provon nga distanca, por fluturon sferën shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
52’ Milani mbetet me 10 lojtarë! Teo Hernandez merr kartonin e dytë të verdhë për një simulim në zonë dhe del nga fusha e lojës. (VIDEO)
47’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Milani me Zhoao Feliks i cili nuk devijon pranë portës, ndërsa në vijimin e aksionit gjuajtja e Uoker ndalet nga portieri. (VIDEO)
46’ Rinis ndeshja pa ndryshime mes skuadrave.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Milanit.
42’ Rafael Leao shfaqet në zonë në krahun e majtë, por gjuajtja e tij në shtyllën e parë nuk kalon portierin e miqve.
38’ Zhoao Feliks gjuan në pozicion ballor, portieri pret në pozicion.
23’ Portieri i holandezëve ndal një gjuajtje të fortë të Zhoao Feliks, më pas sfera shkon te Teo Hernandez i cili gjuan por godet shtyllën e portës së miqve. (VIDEO)
18’ S. Himenez jep një top perfekt për Zhoao Feliks i cili shfaqet në zonë në të majtën por gjuajtja e tij kalon mbi traversën e portës holandeze. (VIDEO)
9’ Pulisiç ul sferën për Reijnders i cili gjuan nga jashtë zonës, duke kaluar topin mbi traversë. (VIDEO)
1’ GOOOL MILANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi topi harkohet në zonë ku në fund me kokë është Himenez ai i cili tund rrjetën ndaj ish-skuadrës. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
Milan: Manja, Uokër, Çau, Pavloviç, Hernandez, Musah, Reijnders, Pulisiç, Zhoao Feliks, Leao, S. Himenez
Trajner: S. Konseisao
Fejenord: Velenrojter, Smal, Hancko, Belen, Red, Bueno, Moder, Milambo, Paiksao, Redmon, Musa
Trajner: P. Boshart
PANORAMASPORT.AL