VIDEO/ Gol në minutën e 90, Daku ia provon në fushë me “tapë në vesh” Zenitit gabimin që bëri duke mos e shpenzuar milionat për të

video gol ne minuten e 90 daku ia provon ne fushe me tape ne vesh zenitit gabimin qe beri duke mos e shpenzuar milionat per te

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos paguar milionat që kërkonte Rubin Kazan për të lënë të lirë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Futbollisti ishte protagonisti i ndeshjes mes dy skuadrave, duke shënuar në minutën e 90-të të saj për barazimin 2-2. Një ndeshje e veçantë për Dakun, i cili e luajtur atë me “tapë në vesh” me kuptimin e plotë të fjalës. Daku mbante një të tillë në veshin e majtë pas një goditje që kishte marrë gjatë javës së kaluar.

bandicam 2025-07-27 20-34-17-331

Megjithatë, në fushë ai ishte i zakonshmi, duke kërkuar vazhdimisht golin përballë miqve që janë një nga superfuqitë e futbollit rus. Zeniti në fakt ia doli që të shënonte dy herë në pjesën ë parë të ndeshjes, Por me fillimin e pjesë së dytë Hoxhaa shkurtoi diferencën për ekipin e Rubin dhe në minutën e 90-të, Daku shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2 që i dha një pikë ekipit të tij.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli parë i Dakut në këtë edicion në kampionatin rus të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Gol në minutën e 90, Daku ia provon në fushë me “tapë në vesh” Zenitit gabimin që bëri duke mos e shpenzuar milionat për të appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →