Mehdi Taremi do të vijë tek Interi më i karikuar dhe më i motivuar. Aventura me Porton u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme pasi sulmuesi iranian arriti që të fitonte Kupën e Portugalisë kundër Benfikës.
Madje e bëri si protagonist. Në fundin e ndeshjes kishte një penallti, të cilën e mori me përgjegjësi dhe nuk e gaboi. Bomberi u tregua i saktë për të kaluar në avantazh ekipin e tij dhe për t’i dhënë kupën. Përpara disa ditësh ai u fotografua në Milano bashkë me menaxherin e tij duke kërkuar shtëpi.
Në fazën përgatitore është gati për të ndezur motorët për të qenë një armë e fortë për zikaltrit. Përveç Taremit, Interi ka arritur të sigurojë edhe Zielinskin.
GOLI I MEHDI TEREMI NË MINUTËN E 110-TË (VIDEO)
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co