Indrit Tuci duket se po kthehet pak nga pak në një kandidat për një vend në radhët e Kombëtare shqiptare falë formës që po kalon me fanellën e Spartës së Pragës në kampionatin çek.
Sulmuesi shqiptar, sot ka gjetur rrugën e rrjetës dhe ka dhënë asist në ndeshjen e javës ë 5 të kampionatit që Sparta Praga luante në transfertë përballë Jablonec, ku Tuci ishte titullar përkrah Ermal Krasniqit, ndërsa Laçi ishte lënë pushim nga trajneri duke menduar edhe impenjimet e mesjavës në Europë.
Tuci nuk zhgënjeu pritshmërinë në atë që ishte ndeshja e tij e dytë në këtë sezon për Sparta Pragën në kampionat. Në minutën e 38 ai dha asistin për golin e Haraslin që i dha avantazhin ekipit të tij. Më pas, në minutën e 68, ai mori një pasim nga e djathta nga Preciado dhe me një devijim të shpejtë çoi topin në portën e ekipit vendas duke dyfishuar shifrat e hipotekuar fitoren e radhës për ekipin e tij.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i dytë i Tucit në këtë kampionat, në dy ndeshje të luajtura, duke treguar se meriton ndoshta më shumë hapësirë nga trajneri i Spartës, e ndoshta edhe një ftesë nga Silvinjo.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co