Bajerni i Mynihut triumfoi ditën e sotme ndaj Totenhemit me rezultatin 2-3, në duelin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme, teksa bavarezët u shpallën fitues të trofeut “Visit Malta”.
Ajo që mori më së shumti vëmendjen në këtë duel ishte gjesti që Herri Kejn bëri me të përfunduar ndeshja.
Ish-ylli i Totenhamit e mbylli ndeshjen si kapiten pasi Joshua Kimish u zëvendësua nga loja. Sidoqoftë, Kejn refuzoi që të jetë personi që mban shiritin dhe ta ngre trofeun përballë tifozëve të Totenhemit.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si ai ia kthen shiritin Kimishit si dhe gjatë momentit të ngritjes së trofeut pozicionohet jo qëndror. Pas diskutimeve trofeu u ngrit nga Manuel Nojer.
Harry Kane refusing the arm band before the trophy celebrations against Tottenham Hotspur pic.twitter.com/kRNFBmo4iU
— Jay 🇬🇧 (@JDTHFC_) August 10, 2024
Kejn cilësohet si një figurë legjendare në veri të Londrës, teksa ai dhe ish-lojtari tjetër i Totenhamit, Erik Dajer, u pritën me dhurata pas rikthimit të tyre në Angli.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co