
Myrto Uzuni i është bashkuar pak ditë më parë klubit të ri, me të cilët ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës. Klubi Austin ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” pamje nga seanca e fundit stërvitore të sulmuesit shqiptar.
“Gati për të lënë gjurmën e tij”, shkruhet sipër videos së shpërndarë, ku beratasi duket në një formë mjaft të mirë fizike. I shpejtë, i zhdërvjellët me topin dhe me një nuhatje të mirë të finalizimit të aksionit, Uzuni i ka treguar trajnerit disa nga cilësitë e tij. Ndeshja e radhës për Austinin është ajo e së dielës kundër Portlendit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news