Një moment epik u regjistrua në fundin e pjesës së parë në miqësoren mes Burrelit dhe Tiranës, që përfundoi me shifrat 1-2.
Portieri i skuadrës kryeqytetase, Romeo Harizaj, pësoi një gol nga mesfusha, teksa nuk ja gjeti dot kohën topit, të cilin e pa të kërcente mbi të. Një gafe e ngjashme me atë të Thomas Strakoshën në Ligën e Konferencës.
Ky detaj u evidentua edhe nga tifozët e pranishëm ne stadiumin e Burrelit, të cilët fillua të përmendnin emrin e Strakoshës, në momentin e pësimit të golit qesharak nga Harizaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co