
Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga skandali i presidentes së Kosovës në aeroportin e Shkupit, një tjetër incident thuajse është finalizuar ditën e sotme gjatë vizitës së Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
Para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrit të Kosovës Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski është dalluar ngatërrimi i flamurit të Kosovës.
Në vend të tij, në sallën e konferencës ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian.
Ky i fundit u pikas dhe u ndryshua vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp.
Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co