
Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani ishin protagonistë në barazim 2-2 që skuadra e tyre Rapid Bukureshti, arritën në transfertë ndaj FCSB, në një nga derbet më të zjarrta të Rumanisë.
Fillimisht Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të Rrahmanit në minutën e 12-të, ndërkohë që katër minuta më vonë ishte Rrahmani që gjeti rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat përkohësisht në 1-2.
[embedded content]
Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 57-të, vendasit gjetën golin e barazimit me Balutan. Vlen të theksohet se ky ishte një derbi tepër i luftuar dhe tensionuar, ku gjytari nxorri nga xhepi i tij plot 10 kartonë të verdhë.
[embedded content]
Përveç Rrahmanit dhe Krasniqit, titullar në këtë derbi u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Hasani, por pa mundur të linte gjurmë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co