
Nigeria është kualifikuar për në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë. “Eagles” nuk e patën aspak të lehtë, teksa për të siguruar biletën u deshën penalltitë, ndërsa koha e rregullt ndaj Afrikës së Jugut përfundoi 1-1.
Nigerianët shndërruan në gol një penallti me Troost-Ekong në minutën e 67-të. Fundi i ndeshjes nuk ishte për njerëz që kanë probleme me zemrën. Osimhen çoi peshë zemrat e tifozëve me golin e dytë në minutën e 85-të, por festa zgjati pak, pas u anulua për faull.
Afrika e Jugut u fut në lojë me golin e Mokoenas në të 90-tën, me anë të penalltisë. Shtesa prej 30 minutash nuk solli gol, pavarësisht rasteve.
Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan nigerianët, që realizuar katër ndërsa gabuan vetëm me Ainan. Kundërshtarët paguan ekzekutimet e dobëta të Mokoenas dhe Makgopa-s.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co