VIDEO/ Flamurtari drejt Superiores! Vlonjatët mposhtin Besën mes 4 golave, veniten shpresat e kavajasve për elitën

video flamurtari drejt superiores vlonjatet mposhtin besen mes 4 golave veniten shpresat e kavajasve per eliten
video flamurtari drejt superiores vlonjatet mposhtin besen mes 4 golave veniten shpresat e kavajasve per eliten

Flamurtari ka mposhtur Besën me rezultatin 3-1. 



REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 3-1 BESA

50′ Pjeshka, 80′ Ahmetaj, 90+5 Batha  – 68′ Nonato

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Flamurtarit(3-1).

90+5 GOOOL! Flamurtari 3-1 Besa/ Vendasit e vulosin fitoren me supergolin e Bathës. (VIDEO)

90+3′ Aktivizohet Kacbufi dhe largohet Ememe te Flamurtari.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Gjinaj merr vendin e Mëllugjës te Besa.

87′ Batha i shkon pranë golit të tretë, por është Mehidri që tregohet i vëmendshëm duke devijuar topin në këndore. (VIDEO)

80′ GOOOL! Flamurtari 2-1 Besa/ Ahmetaj i aktivizuar nga stoli rikthen vendasit në avantazh. Momente emocionuese në Vlorë. (VIDEO)

79′ Mazrekaj humbet rastin e artë për golin e përmbysjes. Kapiteni i Besës ndalet nga Kaloshi. (VIDEO)

78′ Aktivizohet Shkurtaj dhe Ahmetaj te Flamurtari, Oshafi dhe Hasa lënë fushën e lojës.

76′ Gjyqtari ndal për disa sekonda ndeshjen, pasi VAR po rishikon një rast për penallti në favor të Flamurtarit. VAR më pas e konsideron të rregullt dhe rivijon lojën. (VIDEO)

73′ Besa përfiton nga momenti i mirë pas barazimit, duke u treguar kërkuese.

68′ GOOOL! Flamurtari 1-1 Besa/ Nonato vendos baraspeshën në Vlorë. (VIDEO)

68′ Aktivizohet Nonato dhe Abiodun, ndërsa largohen Greca dhe Spahiu te Besa.

67′ Mazrekaj tenton supergolin nga goditja e dënimit. Është Kaloshi që devijon në këndore. (VIDEO)

65′ Largohet Marku te Flamurtari hde aktivizohet Allmuça.

64′ Lëviz bukur Mazrekaj në krahun e djathtë të sulmit. Gjuajtja e tij ndalet në fund pa shkuar te Kaloshi. (VIDEO)

63′ Herald Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj De Oliveirës.

59′ Nurja provon duke gjuajtur me kokë pas harkimit nga goditja e dënimit. Topi përfundon larg portës së mbrojtur nga Kaloshi. (VIDEO)

54′ Largohet Nuredin i dëmtuar dhe aktivizohet Kapo te Besa.

50′ GOOOL! Flamurtari 1-0 Besa/ Vendasit kalojnë në avantazh. Pjeshka nuk gabon përballë Mehidrin. (VIDEO)

48′ Ememe humbet mundësinë e artë për të kaluar Flamurtarin në avantazh. Sulmuesi më pas pretendon për prekje me dorë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Aktivizohet kapiteni Mazrekaj te Besa dhe largohet Stafa.

45+3′ Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Trashi dhe De Oliveria kanë nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Lojtari i Besës po rrëshqiste, ndërsa shkaktoi faull. (VIDEO)

38′ Spahiu rrëshqet para se të godasë. Aksion i rrezikshëm nga miqtë. (VIDEO)

33’ Skemë e Flamurtarit nga goditja e dënimit. Ememe gjuan dhe topi ndalet nga mbrojtja. Më pas Besa fiton këndore nga një kundërsulm i shpejtë. (VIDEO)

30′ Batha provon nga distanca për vendasit, por topi shkon larg kuadratit.

28′ Olveira harkon për Spahiun. Goditja me kokë e këtij të fundit është për t’u harruar.

26′ Ememe fiton faull. Pas krosimit nga goditja e dënimit, vendasit kanë pretendime për prekje të topit me dorë në zonë. Gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)

20′ Të dyja skuadrat tregon të kujdesshme edhe në këto minuta.

15′ Besa po ashtu nis kundërsulm, i cili nuk shfrytëzohet si duhet dhe thyhet shpejt nga vendasit.

15′ Ememe nis kundërsulm në mesfushën e kavajasve. Aksioni mbyllet me goditjen e Herald Markut, që kontrollohet lehtësisht nga Mehidri. (VIDEO)

13′ Loja tashmë është në ekuilibër nga të dyja skuadrat.

8′ Ememe fiton faull te Flamurtari. Trashi tenton surprizën, por gjuajtja e tij përfundon larg kuadratit të Besës. (VIDEO)

5′ Flamurtari luan në mesfushën e Besës. Vlonjatët fitojnë këndore, teksa topi i krosuar nga Trashi grushtohet prej Mehidrit. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja. Tifozët dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Pjeshka, Batha, Oshafi, Trashi, Marku, Janku, Bangali, Atanda, Ememe

Trajner: Andrea Agostineli

BESA: Mehidri, Greca, Mëllugja, Abdulai, Nurja, De Oliveira, Spahiu, Stafa, Frashëri, Migone, Goxha

Trajner: Emiljano Çela

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →