VIDEO/ Flakët shkrumbuan tokat me ullinj dhe rrezikuan banesat, momenti kur policia ndjek me vrap dy zjarrvënësit

video flaket shkrumbuan tokat me ullinj dhe rrezikuan banesat momenti kur policia ndjek me vrap dy zjarrvenesit
video flaket shkrumbuan tokat me ullinj dhe rrezikuan banesat momenti kur policia ndjek me vrap dy zjarrvenesit

Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të dy zjarrvënësve në Kavajë dhe Rrogozhinë. Në video duken autorët e ndezjes së flakëve duke vrapuar, ndërsa efektivët e policisë i ndjekin nga pas. Zjarret e ndezura prej B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj në Kavajë dhe Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj të Rrogozhinës, shkrumbuan hektarë të tërë me ullinj dhe pemë frutore, ndërsa rrezikuan edhe banesat.

[embedded content]

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, zjarrvënia konsiderohet krim i rëndë që dënohet deri në 15 vite burgim.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia identifikon dhe vë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Forcës së Sigurisë Kombëtare, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë me qëllim përcaktimin e autorësisë së 2 rasteve të zjarrvënies në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj, të ndodhura mesditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore;

-Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →