
Maqedonia e Veriut ka triumfuar ndaj Letonisë 0-3 në Skonto stadions (Riga) , në takimin që shkoi për llogari të Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga Milevski realizoi golin e parë pas 45 minutash lojë, me anë të Atanasov.
Në pjesën e dytë, Qamili dyfishoi shifrat në të 70-tën, duke “vulosur” përfundimisht fatin e 3 pikëve. Në fund pati kohë edhe për një gol të Elmas. Maqedonia e Veriut renditet në vendin e parë në League C në Group 4, me 7 pikë të grumbulluara.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co