Granada e Myrto Uzunit fitoi ditën e sotme ndaj Mirandes, me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e tetë të La Liga 2. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar në këtë duel, teksa qëndroi në fushë 87 minuta.
Uzuni po vuan disi dhe nuk po e rigjen shkëlqimin e dikurshëm te Granada, ku në 7 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola, si dhe ka dhënë 1 asist.
Në minutën e 46 të takimit, Myrto ka humbur një shans të artë teksa i vetëm para portierit, nuk ka koordinuar dot goditjen e tij, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co