
Tirana është eleminuar në turin e parë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi, sot skuadra shqiptare u mund 0-1 në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, nga të dyja palët. Bardheblutë u treguan të pasaktë, teksa nuk gjetën dot rrugën e rrjetës, edhe pse goditën 4 herë portën. Mysafirët ndëshkuan ekipin e Bledi Shkëmbit shumë shpejt, që në minutën e 3-të me Johnsen, pas një asisti të Mchedlishvilli.
Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, Tirana mbyll shumë shpejt kështu rrugëtimin në Conference League.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co