
Emocione të forta për ish-trajnerin e Milanit, Paulo Fonseka, i cili aktualisht drejt Lionin. Tekniku portugez shpërtheu në lot, gjatë golit të parë mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj FCSB, ku skuadra e Lionit triumfoi me rezultatin 1-3.
Fonseka u emocionua në momentin e shënimit të golit të parë saqë filloi të qante kur lojtarët e tij shkuan të gjithë tek ai për të festuar golin.
Fonseka gjendet në moment aspak të mirë në karrierë, pasi ditë më parë u dënua nga Federata Franceze e Futbollit me nëntë muaj pezullim për shkak të një përplasje verbale me gjyqtarin e ndeshjes. Pikërisht për shkak të kësaj, lojtarët e tij i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme.