Real Madrid ka mbyllur një herë e mirë llogaritë e kampionatit, teksa fitoi 3-2 në El Classico ndaj Barcelonës, duke e dërguar diferencën në +11 ndaj ndjekës.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me katalanasit që ushtruan presion që në minutat e para. Ekipi i Xavit zhbllokoi llogaritë në minutën e gjashtë, me një gol me kokë të Christensen, i ndihmuar edhe nga një gabim i Lunin në dalje.
Los Blancos reaguan dhe barazuan shifrat me Vinicius, i cili ekzekutoi si duhet një penallti në minutën e 18-të.
Një nga episodet më të rëndësishme të takimit i takon minutës së 28-të, kur portieri Lunin largon një top në vijën fatale. Pati pretendime nga mysafirët, që ishin të bindur që topi ka kaluar vijën, gjithsesi pas një rishikimi me VAR, arbitri tha se nuk ka gol. Fermin Lopez “heshti” madrilenët në të 69-tën, por gëzimi zgjati pak, pasi Lucas Vazquez dërgoi shifrat në 2-2. Ekipi i Ancelottit siguroi fitoren me golin e Bellingham në fund.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co