Milan nuk fal ndaj Lecces së Ylber Ramadanit. Kuqezinjtë koleksionuan fitoren e pestë radhazë në kampionat, teksa sot triumfuan pastër 3-0 në “San Siro”.
Ekipi i Piolit vendosi ndeshjen në shinat e duhura pas golave të Pulisic dhe Giroud, ndërsa dalja me karton të kuq i lojtarit të mysafirëve, Krstovic i thjeshtoi edhë më shumë gjërat. Në pjesën e dytë, Leao vendosi emrin në listën e golashënuesve. Për Milan me 68 pikë në vendin e dytë, objektivi Champions duket i arritur. Në krahun tjetër, Ramadani me shokë janë në vendin e 13-të me 29 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co