VIDEO/ E dërgon topin mes këmbëve të portierit, Nedim Bajrami hyn nga stoli dhe shënon në përmbysjen e Rejnxhërsit

video e dergon topin mes kembeve te portierit nedim bajrami hyn nga stoli dhe shenon ne permbysjen e
video e dergon topin mes kembeve te portierit nedim bajrami hyn nga stoli dhe shenon ne permbysjen e

Nedim Bajrami është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e sotme kundër Kilmarnokut. Lojtari i Kombëtares kuqezi hyri nga stoli dhe ia doli të linte gjurmë në këtë sfidë.

Bajrami u shërbye në zonë në minutën e 85, nga ku provoi menjëherë të godiste portën. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi mes këmbëve të portierit kundërshtar, e më pas u ndal në trekëndësh. Me këtë gol Nedim Bajami vulosi përmbysjen 2-4 të Rejnxhërsit kundër Kilmarnokut./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →