Jasir Asani ka shënuar dy supergola në gjashtë minutat e para të ndeshjes mes Guangju dhe Johor, ndërsa e mbylli me asist para fundit. Skuadra e Guangju fitoi 3 me 1 në përfundim të sfidës
Një takim ky i vlefshëm për raundin e tretë në Champions-in e Azisë. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe festimi me shqiponjë nga sulmuesi i Kombëtares.
Fillimisht ishte minuta e tretë, kur Asani lëshoi një “perlë” me të majtën e tij. Më pas, tri minuta më vonë, detyroi kundërshtarin të gabonte dhe i vetëm përballë portierit nuk mund të mos shënonte.
Dhe pse është vetëm raundi i tretë, Asani ndodhet në kuotën e gjashtë golave tashmë. 29-vjeçari është “ringjallur” te Guangju pas Europianit të luajtur me Shqipërinë, ndërsa po ia del të bëjë dhe Ronaldon…