Juventusi dhe Kaljari kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Serinë A.
Dueli u zhbllokua në minutën e 15-të nga serbi Vlahoviç, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhezinjve.
Gjithçka po shkonte mirë për “Zonjën e Vjetër” deri në minutën e 88′ ku shkaktuan penallti dhe Marin e ktheu në gol duke rikthyer baraspeshën. Goditja tjetër erdhi pas 1 minuti ku vendasit ngelën me 10 lojtarë për shkak se Konseisao mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga fusha me të kuq. Kështu Kaljari ndal vrullin e Juves të cilët renditen në vendin e 3-të me 13 pikë.
JUVENTUS 1-1 KALJARI
15′ Vlahoviç (P)/ 88′ Marin (P)
KARTONI I KUQ I KONSEISAO (VIDEO)
GOLI I MARIN (VIDEO)
GOLI I VLAHOVIC (VIDEO)