Mançester Siti ka pësuar humbjen e 9-të në këtë edicion në Premier Ligë, teksa është mundur me shifrat 1-0 nga Notingem Forest në duelin direkt për vendin e tretë në renditje.
Në një ndeshje me shumë rivalitet, Notingemi ka treguar se sa shumë e dëshironte një rezultat të tillë duke i rezistuar sulmeve të skuadrës së Guardiolës, ndërsa goditi në pjesën e dytë të takimit me Hadson-Odoin, kur regjistrohej minuta e 83-të.
SHIH VIDEON
Ky gol mjaftoi që Notingemi të merrte tre pikët nga përballja dhe të mbante vendin e tretë, tashmë me katër pikë diferencë nga “qytetarët” që e ndjekin.
PANORAMASPORT.AL