Mario Mitaj e ka fituar vendin e titullarit te Al Itthadi i Kantes dhe Benzemas. Në disa raste si mesfushor dhe të tjera si mbrojtës krahu, por e rëndësishme është fakti se shqiptari gjendet gjithmonë në fushë. Sot luajti në krahun e majtë, në pozicionin e tij të preferuar.
Al Itthad fitoi në Kupë kundër Al Jandal në shifrat 2-0. Benzema ishte lënë pushim në këtë ndeshje, pasi u luajt kundër ekipit që ndodhej një kategori më poshtë. Në minutën e 38 Mario Mitaj ka degjeneruar tërësisht një lojtar të Al Jandal me një lëvizje. Teksa zotëronte topin në këmbë në mesfushë, Mitaj bën një lëvizje trupi sikur do të hynte për nga qendra. Kaq mjafton që kundërshtari të gënjehet dhe të lëshohet me sparkatë duke tentuar të ndalë Mitajn.
Por në fakt lojtari shqiptar thjeshtë gënjeu kundërshtarin pasi kaloi në krahun e majtë duke bërë që futbollisti rival të duket shumë keq në atë moment. Degjenerim me një lëvizje, për më tepër kundërshtari u dëmtua edhe pasi bëri një sparkatë që nuk kapi askënd. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news