Drita nuk ia ka dalë të bëjë mrekullinë ndaj rumunëve të FCSB, duke u mposhtur me rezultatin 1 me 3 në duelin e kthimit të Ligës së Europës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Në përballjen e parë të zhvilluar në Bukuresht, kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultatin 3 me 2, teksa rezultati i përgjithshëm është 6 me 3 për skuadrën rumune.
Golin e vetëm për Dritën mbrëmjen e sotme e shënoi Tusha në minutën e 52-të, ndërkohë që kapiteni Ron Broja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-të, duke lënë të tijët me 10 lojtarë.
Vlen të theksohet fakti se aventura e Dritës pas eliminimit do të vijojë në raundin “Play Off” të Ligës së Konferencës.
FT DRITA-FCSB 1-3
52′ Tusha / 1’ Çisoti, 18′ Mikulesku, 85′ Politik
GOLI I POLITIK: VIDEO
KARTONI I KUQ I BROJËS: VIDEO
GOLI I TUSHËS: VIDEO
GOLI I MIKULESKUT: VIDEO
GOLI I ÇISOTIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL
The post VIDEO/ Disfatë me 3 gol në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampionët e Dritës eliminohen nga Liga e Europës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.