Pasdite “jo” për dy sulmuesët shqiptarë Mirlind Daku dhe Marvin Çuni, në duelin ndaj CSKA Moskës të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Rusisë, përballje kjo që përfundoi në barazim pa gola.
Çuni e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa Daku dhe Veldin Hoxha u aktivizuan në minutën e 80-të. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 65-të, VAR i anuloi një gol Çunit, ndërkohë në minutën e 89-të, Mirlind Daku humbi një penallti. Gjuajtja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare u ndal nga portieri Torop.

PENALLTIA E HUMBUR E DAKUT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL