Interi vrapon drejt titullit kampion, tashmë është çështje kohe. Zikaltërit, pasi fitores së sotme në shtëpi ndaj Genoas me shifrat 2-1 shkojnë në kuotën e 72 pikëve, 15 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Thonë se dashuria e parë nuk harrohet kurrë, por si duket kjo vlen edhe për golin e parë.
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani realizoi golin e parë me fanellën e skuadrës nga Milano, pas kaq shumë kohe pritje-je. Të besuarit e Inzaghit realizuan edhe të dytin në pjesën e parë. Ishte Alexis Sanchez që shndërroi në gol një penallti, në minutën e 38-të.
Genoa u përpoq që të bënte diçka, sidomos me anë të kundërsulmeve. Mysafirët ngushtuan diferencat në të 55-tën, falë Vasquez. Ekipi i Gilardinos barazoi shifrat me Vitinha, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt. Çerek ore para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Retegrui i shkoi fare pranë golit, me një goditje me kokë.Asnjë ndryshim rezultati deri në fund të sfidës, me Interin që shkon i qetë drejt titullit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co