Bologna konfirmon edhe një herë sezonin pozitiv që po kalon. Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta mundi 2-0 Fiorentinën, pastër në Stadio Renato Dall’Ara (Bologna), duke marrë kështu suksesin e 3-të radhazi në kampionat.
Super-Orsolini vendosi pjesën e parë me golin e tij në minutën e 12-të, ndërsa në të 36-të realizoi edhe të dytin, por u cilësua si i parregullt. Goli i sigurisë për Bolognan erdhi në fund dhe mban firmën e Odgaard. Asgjë për të thënë për Fiorentinën për këtë takim, me ekipin violë që rikthehet edhe një herë te rezultatet negative.
Bologna renditet në vendin e pestë me 42 pikë dhe tashmë Europa nuk është më thjeshtë një ëndërr.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co